Ahmeti bën anketa, këta janë të preferuarit e tij për kryetar komunash

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ende nuk mund të vendosë se kë të nxjerrë kandidat për komunat shqiptare në zgjedhjet lokale të marsit 2013. Sipas anketave që i ka realizuar brenda anëtarësisë së BDI-së del se në Strugë i preferuar i Ahmetit është deputeti aktual i kësaj zone Arben Labenishta, por edhe kryetari aktual Ramiz Merko nuk është larg, bën të njohur TV Alsat.

Më 10 janar duhet të del lista finale e kandidatëve, ndërsa më pak përkrahje për Strugën ka Aziz Pollozhani me 1%. 

Në Tetovë, sipas anketave të BDI-së rezulton se Teuta Arifi prinë bindshëm para rivalëve të saj, Hazbi Lika dhe Fatmir Besimi e gjithë kjo falë përkrahjes së madhe që gëzon e njëjta tek votuesit maqedonas në Tetovë me mbi 70 %.

Në Gostivar anketat bindshëm nxjerrin si fitues kryetarin aktual të kësaj komune, Rufi Osmanin. Andaj partia e Ahmetit është në dilemë të nxjerrë si kundër kandidat Nevzat .

 Në Çair Izet Mexhiti  sipas gjitha gjasave do të garoj për mandatin e tij të tretë edhe pse sipas anketave edhe Bujar Osmani ka ambicie për të qenë kandidat pasi anketat janë të favorshme edhe për atë. 

Në Dibër, Ruzhdi Lata myftiu aktual i Dibrës në bazë të anketave gëzon përkrahjen më të madhe të anëtarësisë së BDI-së por për shkak se ai nuk është anëtar i BDI-së, kjo parti mund të del me kandidat tjetër përpos kryetarit aktual Argëtim Fida i cili njashtu ka ambicie.

Në Saraj, Ahmeti duhet të zgjedhë mes kryetarit aktual Bekim Murati dhe zëdhënësit të qeverisë, Muhamet Hoxha, bën të njohur TV Alsat.

Në Studenican, Faiti Iseni edhe pse qëndron dobët me anketa kundrejt kandidatit të opozitës, atij të PDSH-së, Azem Sadiku, si duket mund të jetë zgjidhja e serishme e Ahmetit. 

Fatmir Deari, kryetar aktual i Osllomesë, nuk ka rival si deh në Likovë pothuajse është e sigurtë se Sadulla Duraku sërish do të garoj për kreun e kësaj komune. 

Ndërsa në Haraçinë BDI si duket nuk  do të dal me kandidat, por do të përkrah kandidaturën e pavarur të kryetarin aktual Bastri Bajrami. 

Mbetet e paqartë nëse do të dal me kandidat dhe kush do të jetë kundër kandidat i Bekim Fazliut në garën për kryetar të Shkupit.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button