SHBA-ja i përgjigjet Rusisë: Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt, jo kush i pari

Sekretari amerikan për Shëndetësi, Alex Azar, ka reaguar ndaj njoftimit të Rusisë pas aprovimit të “vaksinës së parë në botë” kundër koronavirusit, transmeton Koha.net.

“Qëllimi s’është të jesh i pari me vaksinën. Qëllimi është të kemi vaksinë të sigurt dhe efikase”, ka thënë Azar në “ABC”.

Azar ka thënë se për një vaksinë të sigurt dhe efikase duhet të ketë të dhëna transparente, nga faza e tretë e testimeve.

“Për këtë presidenti Donald Trump po udhëheq një iniciativë historike, me gjashtë vaksina që janë duke u zhvilluar”, ka thënë Azar.

Ai ka thënë se beson që deri në dhjetor do të kenë miliona doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe qindra miliona të tjera më 2021. Sipas tij, dy nga vaksinat janë në fazën e tretë të testimit klinik.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është regjistruar në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button