Komiteti i Helsinkit: Zgjedhjet dhe pandemia e rritën gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale

Korrikun e shënoi rritja e serishme e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale në kontekstin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe numrit të madh të rasteve me kovid-19 gjatë gjithë muajit. Gjithashtu, gjatë korrikut, u regjistrua jashtëzakonisht e madhe të qytetarëve të infektuar rishtazi me kovid-19, gjë që shkaktoi diskurs negativ që njëkohësisht fitoi karakter etnik si rezultat i numrit të infektuar sipas komunave, njofton Portalb.mk.

Kjo është theksuar në Raportin e Komitetit të Helsinkit për muajin korrik pas monitorimit të masave të Qeverisë, veçanërisht në kontekstin e respektimit të të drejtave themelore në kuadër të Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, në të cilin në veçanti është bërë një shqyrtim për zbatimin e masave dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë mbi qytetarët.

“Ngjashëm me muajt e kaluar dhe në përputhje me trendin e vendosur, vëmendja duhet të përqendrohet në trajtimin e krizës socio-ekonomike si rezultat i pandemisë – mbrojtja e komuniteteve të margjinalizuara, zbatimi përkatës i masave, mbikëqyrja përkatëse dhe aplikimi”, theksohet në Raport.

Në planin politik, theksohet, mbizotëroi diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik 2020. Këto zgjedhje u mbajtën gjatë një pandemie globale dhe nën masa për të mbrojtur qytetarët. Partitë politike kanë bërë përparim në prezantimin e platformave të tyre politike përmes mediave sociale, por nuk kanë munguar edhe mitingjet tradicionale. Përveç rekomandimeve për mbrojtje, përmes monitorimit tonë në mediat sociale, mosrespektimi i masave është vërejtur nga disa prej të pranishmëve, si dhe mos ndërmarrja e masave të duhura nga institucionet kompetente, vlerëson Komiteti i Helsinki.

Në të njëjtën kohë, ata tregojnë për gjetjet paraprake të OSBE/ODIHR përmes misionit të tyre të vëzhgimit kanë theksuar se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 15 korrik në përgjithësi u zhvilluan në mënyrë efektive, pavarësisht rregullimeve si përgjigje ndaj pandemisë me kovid-19, por stabiliteti ligjor u dëmtua rëndë për shkak të revidimeve thelbësore të “Kodi zgjedhor” dhe rregullores së miratuar ad hoc në mënyrë të njëpasnjëshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.”

Komiteti i Helsinkit gjithashtu thekson në Raport se nën hijen e zgjedhjeve u përcaktua Kuadri i negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili u prezantua gjatë kryesimit gjerman me Unionin, më 1 korrik 2020.

– Kuadri i negociatave është rezultat i metodologjisë së re për negociatat para aderuese që u miratua në mars të vitit 2020. Në aspektin e përmbajtjes, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet angazhimit politik ndaj procesit, veçanërisht në zbatimin e grupit të parë të kapitujve mbi demokracinë dhe shtetin e së drejtës, veçanërisht harmonizimit me politikat e Kapitullit 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore, theksohet në Raport.

Dokumenti gjithashtu përmban tema që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve, diskriminimin, punëtoret e tekstilit, barazinë gjinore dhe gjuhën e urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button