Rrihet një shqiptar 13 vjeçar

Dje rreth orës 18 të mbrëmjes, 6 persona të panjohur deri më tani, në Komunën e Çairit kanë sulmuar fizikisht adoleshentin shqiptar B.Sh. të moshës 13 vjeçare.

Siç u informua, djaloshi në fjalë është shtrirë në spital me lëndime të rënda trupore.

Një familjarë i djaloshit për Portalb u shpreh se “6 persona të përkatësisë maqedonase kanë sulmuar dhe rrahur vëllai tim pa ndonjë shkak, vetëm e kanë ndalur dhe e kanë rrahur”.

Ende nuk ka konfirmim nga ana e policisë për këtë incident. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button