Cërvenkovski : Kjo qeveri patjetër të largohet

Për neve nuk ka kthim mbrapa, do vazhdojmë deri në fund. Pyetja kyçe është se çfarë do të bëjnë dy milion banorë në këtë shtet, a do të pajtohen të jetojnë të nënçmuar. Qëllimi është jonë është të arrihet shteti demokratik i lirë dhe me perspektivë.

Ndërsa këtë lloj të shtetit nuk mund ta arrijmë me këtë qeveri. Për këtë shkak, parakusht është që ky pushtet të largohet. Dhe kur them pushtet, nuk mendoj për 160.000 njerëz në administratë, sepse sot pushteti në Maqedoni është i koncentruar në duart e jo më shumë se 10 personave.
Këto u potencuan nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski në emisionin “Presing” në televizionin Alfa.

Ai theksoi se nëse nuk garantohet që zgjedhjet të jenë fer dhe demokrate, dhe se nuk do të falsifikohen, opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhje.

“Pas asaj që ndodhi të hënën, është e qartë se parakusht është të organizohen zgjedhje të drejta. Zgjedhjet duhet ti organizon dikush të cilit të gjithë ne qytetarët i besojmë.

A duhet të jetë ajo ndonjë qeveri teknike, eksperte, apo qeveri e një koalicioni më të gjerë, ajo neve nuk na intereson, sepse ne jemi të interesuar të marrim pjesë në të. Për neve më e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të drejta dhe të ketë monitorim të fortë ndërkombëtarë”, tha Cërvenkovski.

Lideri i LSDM-së lajmëroi se rezistenca vazhdon, mirëpo theksoi se partia e tij jo gjithmonë do ti paralajmëron aktivitetet e saja, sepse është duke u përballur me pushtet i cili vazhdimisht përgatit kundër skenar .

Lajme të ngjashme

Back to top button