Shqipëri, 6 viktima dhe 67 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 4.637 dhe numri i të vdekurve në 134.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 304 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2.637 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 38.179 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button