ASHMAV: Televizionet komerciale theksin në raportimin për zgjedhjet e kanë vënë në koalicionet Mundemi dhe Përtëritja

Asnjë nga televizionet komerciale nuk ka arritur tërësisht ta zbatojë parimin për raportim proporcional sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve dhe intensitetin e fushatës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky është një nga konstatimet kryesore në Raportin për monitorim mbi raportimin e televizioneve komerciale nga 24 qershor deri 12 korrik 2020, nga ana e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV).

Nga ASHMAV kanë konstatuar që disa nga televizionet kanë bërë përpjekje të raportojnë për numër më të madh të pjesëmarrësve në fushatë, ndërsa disa janë përqendruar në vetëm disa prej tyre.

Në Raport theksohet që “faktet (shifrat) tregojnë që theksin në raportim e kanë vënë mbi pesë pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore të cilët dalin nga përbërja e fundit parlamentare dhe i kanë anashkaluar dhjetë subjektet tjera jashtëparlamentare (në disa raste pa u ndarë as edhe një sekondë në lajmet).”

“Me këtë, mediat kanë sjellë vendim redaktuese që shikuesve të tyre t’ua heqin informatën për tërësinë e ofertës zgjedhore në fushatë, por gjatë kësaj të raportojnë edhe për pjesëmarrësit jashtëparlamentar në fushatë, por gjatë kësaj të përqendrohen në arritje të balancimit kohor ndërmjet dy koalicioneve më të mëdha – Mundemi në të cilin si subjekte më të mëdha bënin pjesë LSDM-ja dhe Lëvizja BESA dhe koalicioni Përtëritja e Maqedonisë, që ishte i udhëhequr nga VMRO-DPMNE,” shkruan në Raport.

Në televizionin Alsat-M nga ASHMAV thonë që në emisionin qendror informativ-ditor me kohë ndryshe të ndarë është raportuar vetëm për aktivitetet e disa pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

“Më e përfaqësuara ka qenë BDI me kohë pothuaj sa për koalicionet Mundemi dhe Përtëritja e Maqedonisë. Megjithatë në pjesë të madhe nga koha e ndarë konteksti për BDI-në ishte negativ. Televizioni aspak nuk ka informuar për aktivitetet e partive politike jashtëparlamentare, me çka publikut të saj i është shkurtuar mundësia të njoftohet me këtë pjesë të ofertës zgjedhore. Prej aty, TV Alsat-M nuk ka siguruar mbulim të balancuar të procesit zgjedhor në emisionet qendrore informative ditore sipas kërkesave nga Kodi zgjedhor, përkatësisht në pajtim me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të vërtetuara për kandidatë. Televizioni nuk ka arritur të sigurojë balancim në emisionet e veçanta informative. Në intervistat u ka lëshuar hapësirë vetëm partive dhe koalicioneve të cilat kanë qenë pjesë e përbërjes së kaluar parlamentare, me përjashtim të PDSH-së,” thuhet në Raport.

Në pjesën më të madhe të shtojcave të analizuara në emisionin ditor-informativ të televizionit Alfa, Koalicioni Mundemi është përfaqësuar me më së shumti kohë. Më pak kohë u është ndarë pjesëmarrësve tjerë.

“Përfshirja e subjekteve aktivitetet e të cilave janë mbuluar në lajmet dhe koha e ndarë për ata nuk kanë qenë në pajtim me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve. Në realizimin e emisioneve të veçanta informative, sipas sugjerimit të gazetarëve dhe redaktorëve në më shumë raste, televizioni është përpjekur, por ka qenë i pamundësuar të sigurojë mbulim të balancuar të procesit zgjedhor duke e respektuar parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve, në pajtim me nenin 75-а paragrafi (1), për shkak se përfaqësuesit e Koalicionit Mundemi i kanë injoruar ftesat për pjesëmarrje në emisionet. Ka pasur më shumë pjesëmarrje të përfaqësuesve të Koalicionit për Përtëritje të Maqedonisë, ndërsa nuk është siguruar hapësirë për numër më të madh të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore,” thuhet në Raport.

Sipas Raportit të ASHMAV-së, televizioni Kanal 5 është përqendruar në aktivitetet e të dyjave dhe përafërsisht në mënyrë të barabartë i ka ndjekur fushatat e tyre zgjedhore dhe aktivitetet ditore.

“Televizioni ka raportuar në mënyrë neutrale. Është përpjekur të raportojë për aktivitetet e një numri të madh të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, mirëpo shpërndarjen e kohës nuk e ka bërë sipas parimit të proporcionalitetit nga Kodi zgjedhor. Në emisionet e veçanta informative më së shumti kanë marrë pjesë përfaqësuesit e koalicioneve Mundemi dhe Përtëritje e Maqedonisë. Në disa nga emisionet debatuese kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të partive jashtëparlamentare,”thuhet në Raport.

Për televizionin Sitel, monitorimi ka konstatuar që gjithashtu ka qenë i fokusuar në aktivitetet e dy koalicioneve dhe ka siguruar balancim kuantitativ dhe cilësor gjatë raportimit.

“Aktivitetet parazgjedhore të partisë BDI dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë mbuluar në shtojca të posaçme, ndërsa shpesh edhe janë përmbledhur në një shtojcë. Raportimi për aktivitetet e partive jashtëparlamentare ishte me vëllim të ulët dhe është mbuluar me pako të tretë të shtojcave. Megjithëse është përpjekur të informojë për aktivitetet e numrit më të madh të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, televizioni nuk e ka shpërndarë kohën në lajmet në pajtim me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve,” thuhet në Raport.

Televizioni Tellma, gjithashtu pjesën më të madhe të kohës për aktivitetet e subjekteve politike që kanë marrë pjesë në garën zgjedhore, e ka ndarë për dy koalicionet, me minuta përafërsisht identike dhe trajtim të barabartë.

“Televizioni ka informuar edhe për aktivitetet lidhur me zgjedhjet e tre subjekteve politike nga katër gjithsej që kanë marrë pjesë në garën zgjedhore me lista të parashtruara me kandidatë për deputetë në pesë njësi zgjedhore. Televizioni Tellma ka raportuar me ton neutral dhe për numër më të madh të pjesëmarrësve në zgjedhjet. Shpërndarja e kohës në lajmet ka qenë me dallime më të vogla ndërmjet subjekteve, megjithatë jo në përputhshmëri të plotë me parimin e proporcionalitetit sipas numrit të listave të vërtetuara të kandidatëve,” thuhet në Raport.

Në atë shtohet që televizioni Tellma, nëpërmjet emisioneve të veçanta informative, ka insistuar që shikuesve t’u sigurojë pasqyrë më të mirë në ofertat zgjedhore të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, si dhe kontekst më të gjerë analitik.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button