Shqipëri, miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, shtetasit jashtë vendit fitojnë të drejtën e votës

Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot në seancën plenare ndryshimin e Kodit Zgjedhor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndryshimet, të cilat janë produkt i konsensusit midis shumicës dhe opozitës në Këshillin Politik u votuarn me 97 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenime.

Pas votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, është garantuar edhe vota e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në një njoftim të Ministrisë së Shtetit për Diasporën, thuhet se ndryshimet e miratuara në Kodin Zgjedhor e përcaktojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin i cili do të drejtojë dhe mbikëqyrë procesin për votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sipas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, votimi nga jashtë vendit do të organizohet dhe administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai do të vendosë për sistemin e rregullave dhe procedurat e votimit jashtë vendit.

“Vota e votuesve nga jashtë vendit do të administrohet nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës, nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj”, theksohet në njoftim.

“Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar se garancitë ligjore për vëzhgimin, monitorimin dhe aksesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë administrimit të votave nga jashtë vendit, si dhe për testimin, verifikimin dhe sigurinë e materialit zgjedhor apo të sistemeve të teknologjisë informatike që përdoren për këtë votim nuk mund të jenë më të ulta sesa ato për votimin brenda vendit”, thuhet më tej.

Siç theksohet, ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë zbatim i të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe ishin përgjigje e kërkesave të hershme të komuniteteve shqiptare në diasporë.

Kujtojmë që marëveshja për votimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në Shqipëri u arrit me datë 5 qershor nga Këshilli Politik (nismë e partive politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button