Haradinaj pajtoi Thaçin e Selmanin
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka ulur në një tryezë të përbashkët dy rivalët politik, kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe Imer Selmanin, ish-kreun e DR- së, partia që u formua pas shkëputjes nga PDSH-ja.
Takimi konfirmohet për INA nga Shpëtim Selmanaj, shefi i kabinetit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
“Po është zhvilluar një takim i tillë dhe nuk ka të keqe asgjë”, ka sqaruar Selmanaj, i cili ka publikuar fotot e takimit.
Thaçi dhe Selmani kanë drekuar bashkërisht në ambientet e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup, me praninë e Haradinaj. Takimi ka vijuar disa orë, ndërsa jo është vlerësuar si një afrim të dy rivalëve politik, në një kohë kur Demokracia e Re e udhëhequr nga Kastriot Haxhirexha tashmë është pjesë e koalicionit me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). (INA)