Bexheti fillon fushatën duke angazhuar gjerman për studimin e Kodrës së Diellit
Rritja e potencialit ekonomik, turistik dhe zhvillimor të Kodrës së Diellit ka qenë temë e tribunës sot në komunën e Tetovës. Në këtë kontekst, kryetari aktual i Tetovës, Sadi Bexheti ka angazhuar arkitektë gjermanë për të bërë një studim për të rritur potencialin zhvillimor të qendës turistike Kodra e diellit.
“Qëllimi i këtij projekti është që të kemi një plan për ndërtimin në Kodrën e Diellit aty ku ne kemi kompetenca pasi që kemi shumë kërkesa për të ndërtuar. Tash kjo zonë ka një plan urbanistik dhe shumë shpejtë do të mundet të ndërtohet jo vetëm vikend shtëpiza por edhe objekte të tjera. Kjo është sa i përket kodrës së diellit, ndërsa një plan tjetër kemi edhe për Gurin e Sidollit ku ne mendojmë që atë ta shndërrojmë në vend turistik ku mund të ndërtohen vikend shtëpiza për studentët, shkollorët dhe parashkollorët”tha Bexheti.
Ndryshe, sot PDSH-së do të ketë miting në shkollën fillore Migjeni kur do të marrë pjesë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi. /Portalb