Ukraina thirrje Rusisë të marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit MH17

Autoritetet e Ukrainës i kanë bërë thirrje Rusisë të marrë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit MH17 gjatë fluturimit, e cila ndodhi saktësisht 6 vjet më parë dhe në të cilën humbën jetën 298 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës njoftoi se vendi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Holandën, Ekipin e Përbashkët të Hetimit, me vendet dhe organizatat e tjera përkatëse në mënyrë që të identifikojë personat që janë përgjegjës për rrëzimin e avionit që ndodhi në lindje të Ukrainës.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të marrë përgjegjësinë, të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të bashkëpunojë në hetim. Padia e paraqitur nga Holanda kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është një hap i rëndësishëm në hetim”, thuhet në deklaratë.

Në fluturimin MH17 nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik të vitit 2014 u rrëzua avioni i Malaysia Airlines. Avioni u rrëzua në lindjen e largët të Ukrainës, rreth 40 kilometra larg kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë ndërsa në aksident humbën jetën 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit.

Hetimi i Komisionit të Përbashkët të Hetimit (JIT) përcaktoi që avioni ishte qëlluar nga një raketë e ushtrisë ruse.

Qeveria holandeze akuzon Rusinë për rrëzimin e avionit kundër së cilës ngriti një padi para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut 7 ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button