ZGJOHU!: shqiptarët u manipuluan për të arsyetuar politikat maqedonase

Dhuna e djeshme në Shkup manifestoi lehtësinë e manipulimit të opinionit shqiptar dhe vënien në shërbim të shqiptarëve për të arsyetuar politikat e dëmshmë të partive maqedonase.

Kështu shprehet lëvizja Qytetare ZGJOHU! në reagimin e saj lidhur me tensionet e djeshme në Shkup mes protestuesve shqiptar dhe policisë. 

“Shqiptarët nuk ishin palë në incidentin e 24 dhjetorit, shqiptarët nuk ishin pjesë e protestave të opozitës maqedonase dhe as bojkotit të tyre, por gjithësësesi që nuk ishin pjesë as e protestave kundër emërimit të Talat Xhaferrit për Ministër të Mbrojtjes. Të gjitha këto po e mbanin peng të ardhmën e Maqedonisë, por shqiptarët shquheshin me maturi dhe konstruktivitet gjatë kësaj krizeje të thellë politike.

Sot, lajmet e mediave ndërkombëtare transmetojnë pamje të dhunës nga lagjet shqiptare, gjersa deri dje ato pamje dukeshin diku tjetër. Tërbimi i disa grupeve huligane maqedonase ndaj disa shqiptarëve në asnjë mënyrë nuk e justifikon dhunën tek shqiptarët. Dje, shqiptarët e sinqertë dhe të ndershëm që deshën të shprehin revoltën ndaj ndodhive të këtyre ditëve, u mashtruan dhe u manipuluan. Protesta e sinqertë ndaj dhunës u shëndërua në dhunë nga një grup i vogël njerëzish” thuhet në komunikatën e ZGJOHU!.

Sipas kësaj lëvizje, sutorët e keqpërdorimit të protestës së djeshme dihen botërisht sepse e përsëritën sërish skenarin e njejtë të keqpërdorimit të protestave të qeta të qytetarëve sikur në rastin “Monstra” në muajin maj të vitit të kaluar. 

“Shqiptarët në Shkup nuk janë pjesë e poligonit dhe laboratorit për eksperimentet tuaja me qëllim të përfitimit politik. Mjaft më!” thuhet në komunikatën e ZGJOHU!.

   

Lajme të ngjashme

Back to top button