Deklarata e Bilall Kasamit pasi votoi në Tetovë
![Bilall Kasami](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2020/05/1-1.jpg?fit=800%2C525&ssl=1)
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili votoi në Tetovë, tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë të vazhdojë në rrugën e saj euroatlantike ose të kthehet prapa.
“Në këto zgjedhje e kemi atë mundësi të artë të votojmë, vazhdoi procesi euroatlantik dhe rruga e Maqedonisë, siç u bëmë pjesë e NATO-s, të bëhemi edhe pjesë e Bashkimit Evropian që të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar dhe të jemi mes popujve të zhvilluar botëror”, theksoi Kasami.