Pançevski është dërguar në paraburgim në Shutkë, më 24 korrik fillon gjykimi i prolonguar kundër tij për abuzime

Ish kryetari i Gjykatës Penale të Shkupit, Vlladimir Pançevski, soт në ora 12 është gjet nga policia dhe është dërguar në paraburgim në Shutkë, ka konfirmuar për SAKAMDAKAZHAM.MK drejtori i burgut hetimor Esad Rahiq, njofton Portalb.mk.

Pançevski është paraburgosur një ditë pasi MPB shpalli fletarest për të, me urdhër të Gjykatës themelore Veles, që një vit nuk mund ta gjenin dhe ta sjellin në gjykatë para prokurorëve.

Pançevski akuzohet edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë shfrytëzimit të sistemit AKMIS. Ai mund të dënohet prej 6 muaj deri në 3 vjet burg nëse shpallet fajtor se e ka shpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar duke shpërndarë lëndë gjyqësore në mënyrë manuale, gjegjësisht duke mënjanuar përdorimin e sistemit AKMIS.

Akuza ndaj Pançevskit u ngrit pasi që në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Pas kontrollit të bërë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 plani vjetor për menaxhim me lëndët gjyqësore është sjellë më vitin 2013 dhe për të njëjtin nuk është formuar trup punues, gjë e cila nënkupton se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale. Edhe orari i punës në këtë gjykatë nuk ka qenë stabil, vetëm gjatë shtatorit të 2017-s i njëjti është ndryshuar tre herë.

Për manipulimin e sistemit u shkruajt edhe në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), të cilët i theksuan me emër dhe mbiemër kryetarët e Gjykatës Themelore të Shkupit dhe asaj Supreme, si të përfshirë në skandalin me AKMIS.

Gjykimi për këtë lëndë duhej të fillonte vjeshtën e kaluar, megjithatë deri tani nuk ka filluar as diskutimi kryesor. Gjykatë kompetente është ajo e Velesit pasi gjykata e Apelit solli vendim të këtillë për t’u shmangur dyshimi për njëanshmëri në Gjykatën Penale të Shkupit ku Pançevski ka punuar.

LEXO më shumë për lëndën: AKMIS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button