Komiteti i Helsinkit: Këtë vit në RMV është rritur numri i paraqitjeve për gjuhë të urrejtjes

Në periudhën prej 1 janarit deri më 30 prill të këtij viti, janë evidentuar 298 paraqitje në kategori të ndryshme për gjuhë të urrejtjes deri te ueb-platforma govornaomraza.mk, tregon monitoringu i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, i zbatuar me fokus në tre komuna pilot: Shtip, Manastir dhe Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Ka rritje të paraqitjeve krahasuar me vitin 2019. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, fokusi nga zgjedhjet parlamentare, të cilat u paralajmëruan për në prill, u transferua në ndjekjen e gjuhës së urrejtjes në bazë të kategorisë së re mbrojtëse – gjendja shëndetësore”, informojnë nga Komiteti për të Drejtat e Njeriut.

Pjesa më e madhe e paraqitjeve, 36% janë për gjuhë të urrejtjes për shkak të përkatësisë etnike, 24% për shkak përkatësisë politike, ndërkaq 20% për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Raportin e plotë mund ta gjeni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button