Rrëke shiu dhe bubullima!
Maqedonia edhe sot do të laget me të madhe nga shiu i rrëkeshëm që parashikohet thuajse gjatë tërë ditës. Pritet që pasdite shiu të shoqërohet me bubullima.
Por, për të gjithë ata që mbase frikohen nga bubullimat, lajm i mirë nga sinoptikanët, ato do të ndalen në mbrëmje.
Do të fryjë erë e lehtë në drejtim të jugut dhe nuk do të jetë aq ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 4 deri më 10 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri më 15 gradë celsius.
Kryeqyteti, njashtu do të dëgjojë zhurmën e shiut dhe bubullimave. Temperaturat në Shkup do të lëvizin deri më 13 gradë celsius.
Mos harroni ombrellat!
Ditë të mirë, qëndroni të qetë dhe dëgjoni: ACDC – Thunderstruck!