Rusi, për reformat kushtetuese votuan afro 78 për qind

Komisioni Qendror Zgjedhor në Rusi bëri të ditur se 77.92 për qind të votuesve në referendumin e djeshëm votuan për zbatimin e reformave kushtetuese që do t’i mundësojnë presidentit rus Vladimir Putin të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2036, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni në deklaratën e saj shpjegoi se kishte numëruar të gjitha fletëvotimet dhe se sipas rezultateve të pakonfirmuara të referendumit reformat kushtetuese të Federatës Ruse kanë marrë miratimin ndërsa 21.27 për qind e votuesve votuan kundër reformës.

Referendumit iu përgjigjën 65 për qind e rreth 110.5 milionë votuesve të regjistruar në Rusi.

Referendumi në Rusi u mbajt nën hijen e pandemisë së COVID-19 ndërsa vendi ka konfirmuar mbi 6.000 raste të reja ditore të koronavirusit.

Reforma kushtetuese lejon presidentin rus Putin të kandidojë edhe dy herë të tjera në zgjedhjet presidenciale dhe kështu të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Opozita pretendon se reforma nuk është e bazuar ligjërisht dhe e justifikuar dhe se qëllimi i saj është që Putini 67-vjeçar të mbetet përjetësisht president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button