Shtohen masat e sigurisë në Tiranë

Pas shpërthimit pranë Ambasadës Amerikane në Ankara, policia deklaron se ka ndryshuar masat e sigurise jo vetem në Ambasadën Amerikane në Tirane dhe rezidencave te kesaj ambasade, por edhe në selitë e tjera dimplomatike në Shqipëri. 

Shefi i Rendit dhe Sigurisë Publike Lorenc Shehu deklaron per Top Channel se “Shërbimet e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Tiranës nisur nga ngjarja në Ankara, por edhe detyrat dhe përgjegjësitë funksionale, i ngarkojnë për marrjen e masave të sigurisë në të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë.

“Këto masa do të jenë të vazhdueshme, në bazë edhe të vlerësimit që do të bëhet nga ana jonë. Janë shtuar shërbimet e personelit policor. Këtu janë futur shërbimet e kontrollit të territorit, shërbimet e komisariatit të policisë rrugore për ndalimin e parkimit të automjeteve në afërsi të ambasadës, për lëvizjet e detyruara të mjeteve në rrugë të përcaktuara, për rritjen e sigurisë publike në afërsi të ambasadës me anë të shërbimit të kontrrollit të territorit, me qëllim marrjen në kohë të informacionit dhe parandalimin e çdo tendence të mundshme për ndonjë akt kriminal, apo akt terrorist”, thotë Shehu. 

Ne planin e masave eshte i angazhuar edhe sektori kundër akteve terroriste.

“Përsa i përket masave të marra tek Ambasada Amerikane dhe tek rezidenca e saj këto shërbime kanë qenë në vazhdimësi, si në të gjitha rezidencat e ambasadat e tjera në Tiranë, por në mënyrë të veçantë, nisur edhe nga ngjarja e ndodhur më datë 1 në Ankara, nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës, u rivleresuan edhe njëherë masat e sigurisë pranë kësaj ambasade. Përsa u përket masave të marra në bazë të hartimit të planit të masave, që përpiloi kjo drejtori dhe zbatimi konkret i detyrave të përcaktuara në terren janë angazhuar shërbimet e kontrollit të territorit, shërbimet e patrullës së përgjithshme, shërbimet e ruajtjes së sigurisë të objekteve të rëndësishme shtetërore, si dhe shërbimet e luftës kundër akteve terroriste, ku çdo strukturë nga këto ka marrë detyrimet dhe janë angazhuara me shërbim”, u shpreh Shehu.

Masa te tilla te forta merren sa here qe ambasadat te ndryshme sulmohen ne vende te tjera te botes.

Lajme të ngjashme

Back to top button