Mbi 2.5 milionë raste me COVID-19 në SHBA, rikthehen masat në Teksas dhe Florida
Sërish Teksasi dhe Florida kanë raportuar shifra rekord gjatë 24 orëve të fundit. Rritja e rasteve në shtetet jugore vjen pasi nisa hapja e vendit. Të shtunën në Florida u shënua një rekord, ku u raportuan më shumë se 9 mijë e 500 raste të reja, ndërsa rekordi më herët ishte me 9 mijë raste.
Kjo situatë ka bërë që zyrtarët në Florida të marrin masa duke vendosur sërish masa kufizuese, siç bëri të premten Teksasi, transmeton KP.
Këshilltari kryesor i qeverisë amerikane për koronavirus, Anthony Fauci, tha javën e kaluar se vendi kishte një “problem serioz” me menaxhimin e situatës. Deri tani janë shënuar më shumë se 125 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA.