Toyota do të përdorë Nokia “Here” kerkuesin lokal për makinat e veta nga 2014

Pozicionimi i Nokia-n në tregun e smartfonëve mund të jetë ende i paqartë (edhe pse po pëson përmirësime) por divizioni i hartave ka krijuar një reputacion më vete.

Klienti gjigand më i fundit i kompanisë është Toyota, e cila do të paguajë Nokia-n për shërbimin e “Here”, Kerkuesi Lokal. Ky i fundit do të instalohet në makinat e reja të prodhuesit të madh japonez.

Gjigandi japonez po perpiqet që ta instalojë softuerin në makinat që do të dërgojë në Evropë, Rusi dhe Lindjen e Mesme në fillim të vitit 2014.

Nga ana tjetër, të dyja kompanitë kanë rënë dakort të punojnë së bashku për ta përmirësuar edhe më tepër navigimin e “Here”, Kerkuesi Lokal e për të rritur edhe më shumë potencialin e tij. Nokia Here, Kerkuesi Lokal është dizenjuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e industrisë së automjeteve.

Sistemi për navigim Navsop, sfidon GPS-in. Duke përdorur këtë shërbim, shoferët kanë akses më të shpejtë dhe më të lehtë në hartat e fundit me cilësi të lartë si dhe në përmbajtjen e plotësuar nga vetë komuniteti i përdoruesve – përfshi vlerësime, vështrime (reviews) dhe imazhe. 

Lajme të ngjashme

Back to top button