Afaristi Ramadan Idrizi kandidat i RDK-së për Komunën e Tearcës

Rilindja Demokratike Kombëtare në zgjedhjet e 24 marsit do të garojë në Komunën e Tearcës me kandidaturën e afaristit Ramadan Idrizi, lajmërojnë nga kjo parti.

“Ramadan Idrizi përveç aktivitetit profesional në udhëheqje të Agjencionit Turistik “Sharr Express” ka marë pjesë aktive në zhvillimin e jetës shoqërore, politike, kulturore dhe sportive në rajonin e Komunës së Tearcës. Në luftën e 2001. Idrizi ka qenë shef i logjistikës së bataljonit të parë në Brigadën e 112 “Mujdin Aliu”. Gjithashtu një periudhë të gjatë ka qenë  pjesëtarë aktiv i Lobit Shqiptaro-Amerikan të udhëhequr nga Xhozef Diogardi dhe në maj të 2005 ishte pjesë e Delegacionit që i dorëzoj nënshkrimet për Pavarësinë e Kosovës në Kongresin Amerikan” informojnë nga RDK.
 
Kandidaturat e propozuara të RDK-së për Tetovën dhe komunat rurale pritet që të marin dritën e gjelbërt në Kuvendin e degës që më së voni duhet të mbahet deri me 10 shkurt 2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button