Update: Nga e diela, opozita në protesta me automobila

Të dielën në orën 12, kolonë automobilash do të nisen nga salla e sportit të klubit MZT dhe do të shkojnë në drejtim të qeverisë, ku do të arrijnë pas një ore. Kjo është forma e re e protestave të opozitës së bashkuar.

Kolona do të përsëritet për çdo ditë gjatë javës së ardhshme.

– Ky është hapi i ardhshëm, me të cilin në mënyrë demokratike do ta shprehim revoltën tonë. Rezistenca vazhdon me tempo të përforcuar, ndërsa e premtja e sotme është dita e fundit kur opozita e bashkuar bllokon tre udhëkryqe në Shkup. U falënderohem të gjithë qytetarëve të Shkupit dhe të Maqedonisë që kishin mirëkuptim për këto bllokada,  dhe i inkurajoj të gjithë të tjerët që të na bashkohen. E porosisim qeverinë se dalje e vetme nga kriza aktuale politike janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare – deklaroi sot deputeti i LSDM-së, Gordan Georgiev. 

* * * * * * * * * 

Deputeti i LSDM-së, Gordan Georgiev dhe kolegët e tij nga opozita e bashkuar, të përkrahur nga simpatizuesit e tyre, sot në mesditë, në orën 12, do të organizojnë protestë 30-minutëshe te tre udhëkryqet e Shkupit, te salloni i mobiljeve “Simpo” në Kaprposh, para urës “Goce Dellçev” në afërsi të qeverisë dhe te Kombinati i duhanit në Kisella Vodë.

Partitë opozitare i ftojnë qytetarët që t’u bashkangjiten në protestën e qetë, me qëllim që të kërkojnë kthimin e demokracisë në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button