MASH:është herët për të folur për vlerësimin ekstern!
Qendra për vlerësim, komfor ligjit për arsim fillor dhe të mesëm ka vendosur që në fund të këtij viti shkollor, gjegjësisht në muajin maj, të testohen nxënësit prej klasës së katërt deri ata të viteve të treta në për shkolla të mesme.
Testimi parashikohet të bëhet në mënyrë elektronike nëpër gjitha shkollat në të njëjtën kohë, për të cilën gjë teknikisht nuk janë të përgatitura të gjitha shkollat.
Drejtori i Qendrës për vlerësim Jusuf Arifi, tha se për këtë duhet të marrim përgjigje në Ministrinë për arsim (MASH), për mënyrë n se si do të sigurohen kompjuterët.
Nga MASH-thonë se ende është herët për të folur diçka precize për këtë problematikë.
‘Tash për momentin nuk mund të themi diçka konkrete, ende jemi në fazën e kontrollimit apo përgatitjes, jemi në kontakt të vazhdueshëm me shkollat, dhe ende ka shkolla që duhet kontaktojmë për të parë se ku ka nevojë të riparohen kompjuterë e ku ka nevojë të shtohet numri i tyre që ky proces të realizohet me sukses. Mendoj ende është herët për të thënë diçka konkret’ tha Naziktere Sulejmani, nga sektori për arsim fillor dhe të mesëm pranë MASH-it./Portalb