OKB thotë se do të “ekzaminojë racizmin dhe brutalitetin e policisë” në SHBA

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të mbajë një debat urgjent, mbi pretendimet për “racizëm sistematik, brutalitetin e policisë dhe dhunën ndaj postuesve paqësorë” në Shtetet e Bashkuara.

Protestat në SHBA u nxitën pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd në Mineapolis, i cili vdiq më 25 maj, teksa po mbahej nga policia.

Floyd humbi jetën pasi një polic i bëri presion me gju në qafë për pothuajse nëntë minuta.

Vendimi për të mbajtur debat në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së vjen pas kërkesës të bërë javën e kaluar nga Burkina Faso, kërkesë që u bë në emër të shteteve afrikane. Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e këtij trupi të OKB-së, që ka 47 anëtarë, transmeton REL.

“Vdekja e George Floyd fatkeqësisht nuk është incident i izoluar”, thuhet në njoftim.

Ky këshill i OKB-së, që është me bazë në Gjenevë, u krijua më 2006, për të zëvendësuar Komisionin për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, komision ky që ishte kritikuar se ka lejuar shtetet që kanë rekord negativ të të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e tij.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut është një mision faktmbledhës dhe mund të ngreh komisione hetimore për çështje të caktuara.

SHBA-ja u largua nga ky këshill më 2018, duke kritikuar këtë trup për“tallje” me të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button