Shtatzania dhe COVID-19

Gratë shtatzëna janë një kategori ,e cila është prekur nga pandemia por pikërisht këto raste kanë treguar se ato nuk janë imun ndaj Covid. Por si ndikon infektimi I një gruaje në ecurinë e shtatzënisë së saj? Sa i mbrojtur është fëmija?Ka një sere studimesh por unë kamë mare të dhënat nga studimi PREGMIN Internationla Research Group që ka në fokus aspektet që ndikojnë në shëndetin mendor të grave shtatzëna, sidomos në periudhën e pandemisë.

Cilat janë simptomat  që shfaqin nënat

shtatzëna?

Duke u bazuar në studime u vërejt se pacientet shtatzëna kishin të njëjtat simptoma si popullata adulte:

  • Temperaturë,
  • kollë,
  • diarre,
  • dispne,
  • simptoma atipike (humbje e nuhatjes, ose vetëm diarre pa temperaturë),

Por kishte dhe raportime të rasteve asimptomatike e shpesh RT-PCR për SARS-CoV-2 jepte rezultate false negative për to.

Cila ishte mënyra më e saktë e diagnostikimit të gruas shtazënë?

Përveç testit nazofaringeal, Imazheria CT ishte diagnostikuesi më i saktë i COVID19 për gratë shtatzëna.

A janë të infektuara indet dhe mjedisi i përbashkët nënë-bebe?

Analizat e marra nga mostrat e indeve intrauterine, lëngut amniotik, kordonit umbelikal, kulloshtrës dhe qumështit të gjirit rezultuan të gjitha SARS-CoV-2 negative. Supozimi i një transmetimi shumë pak të mundshëm mund të shpjegohet prej pranisë së ulët të receptorëve ACE2 (‘porta e virusit’) pak ose aspak të shprehur në qelizat fetale-amësore.

Po qumështi i gjirit a është i infektuar dhe a këshillohej gjidhënia?

Qumështi i të gjitha nënave rezultoi të ishte koronavirus negativ. Në Kinë,  nënave me COVID-19 nuk i këshillohej të ushqyerit direkt me gji edhe nëse testi i qumështit ishte negativ. Nënës i jepej mundësia të ushqente beben pasi të ishte krejtësisht e shëruar, ndërkohë beben e ushqenin me qumësht formul. Megjithatë vlen të theksojmë se OBSH nuk këshillon ndarjen nënë-foshnje dhe sugjeron që të ndiqen  rregullat e kujdesit shëndetësor të gjidhënies sipas rastit.

A është i mundshëm transmetimi vertikal i SARS-CoV-2 nga nëna tek foshnja?

Ndërkohë transmetimi vertikal i SARS-CoV-2( transmetimi nga nëna te foshnja) nuk u provua në studimet e para, që merrnin për bazë një foshnje apo një grup foshnjash (max 10). RT-PCR i këtyre foshnjave (mostra sputum nazofaringeale/ anale) rezultuan negative për SARS-CoV-2 dhe nuk bëheshin analiza të tjera tek foshnjat.

Kur filluan të bëheshin testet serologjike për antitrupat IgM dhe IgG tek nëna, por edhe tek bebet, u krijua një ‘dritare e hapur’ dyshimi për një transmetim të mundshëm vertikal të virusit nga nëna tek foshnja!. Zakonisht këto antitrupa nuk shfaqen deri nga dita e 3-7 pas infektimit; dhe rasti i foshnjës me nivelet e antitrupave të larta 2 orë pas lindjes konfirmon infektimin e nënës, por edhe të foshnjës. Falë përgjigjes imunitare ekziston mundësia që nëna të prodhojë antitrupa të mjaftueshëm, pa shkaktuar gjendje të rënduar. Këto antitrupa mund të kenë veprim mbrojtës tek foshnja.

SHTATZANIA DHE VIRUSI KORONA

?Gratë shtatzan nuk kan me shume rrezik ndaj virusit korona me krahasimin e personave te tjere.
?Nuk ka ndonje deshmi qe virusi mund te bartet nga nje grua shtatzan ne nje grua tjeter shtatzan.
?Nese gruaja shtatzan ka nje virus te dyshimt ose te vertetuar te korones, duhet te kontaktuar me kliniken me i afert per te lindur aty.
?Virusi korona nuk bartet tek beba nese ushqehet me qumeshtin ne gji. Perfitimet e ushqyerjes me gji i tejkalojn rreziqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button