Zelanda e Re disa ditë larg eliminimit të COVID-19

Zelanda e Re mund të bëhet vendi i parë që eliminon me sukses koronavirusin e ri(COVID-19) nga territori i tij, nëse nuk zbulohet ndonjë rast i ri gjatë tetë ditëve të ardhshme, njoftuan sot mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së lajmeve Stuff, asnjë rast me COVID-19 nuk është raportuar në vend për 20 ditë rresht, me rastin e fundit të konfirmuar nga zyrtarët më 22 maj.

Raporti theksoi se Zelanda e Re zyrtarisht do të jetë pa virus nëse nuk raportohen raste në javën tjetër, pasi zyrtarët shëndetësorë thonë se eliminimi arrihet pas 28 ditësh, dy periudha inkubacioni, pa infeksione të reja.

Zelanda e Re, e cila ka regjistruar gjithsej 1.504 raste, përfshirë 22 vdekje dhe 1.482 shërime, hoqi të gjitha kufizimet dhe filloi një proces normalizimi muajin e kaluar.

Autoritetet po ashtu zyrtarisht kanë mbyllur nëntë nga 16 klasterët e rëndësishme të identifikuar, thuhet në raport.

– Asnjë rast në Tajlandë

Asnjë rast apo vdekje nga koronavirusi nuk u regjistrua sot në Tajlandë. Numri i përgjithshëm i rasteve mbetet në 3.125 dhe numri i vdekjeve është i pandryshuar në 58, sipas Qendrës së vendit për Administrimin e Situatave të COVID-19.

Shumë të kënaqur me përgjigjen e publikut ndaj masave të sigurisë, qeveria është duke konsideruar heqjen e orarit policor të natës nga e premtja dhe do të lejojë që shumica e bizneseve të rihapen.

Megjithatë, vendet e argëtimit dhe sallat e masazhit do të qëndrojnë të mbyllura, njoftoi Bangkok Post.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button