Velija Ramkovski kërkoi që të pezullohet aktvendimi për “Merimangën”

“Qëllimi i rastit “Merimanga” ishte të mbyllet televizioni A1 dhe gazetat”, deklaroi Velija Ramkovski, i cili sot në seancën publike në Gjykatën e Apelit në Shkup kërkoi që aktvendimi për rastin “Merimanga” të pezullohet.

Ramkovski është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë me 13 vjet burg. Vajza e tij, Emel, e cila është dënuar me gjashtë vjet burg edhe sot tha se as në Maqedoni as në Turqi nuk ka bërë kurrfarë krimi. Ajo potencoi se për shkak të paraburgimit, 25 muaj është distancuar nga fëmijet e saj. Nga ana tjetër, Amdi Ramkovski  tha se arsyeja e vetme pse është dënuar qëndron në faktin se është vëllai i Velija Ramkovskit.

Ish-drejtorët e A1 siguruan se as nuk kanë bërë as që kanë qenë të njohur për kriminalitetin.
“Ju lutem në emrin tim dhe të familjes sime dhe dy fëmijëve të mi minorë si dhe në emër të drejtësisë rishqyrtoni argumentet e mija dhe atë që  e potencoi mbrojtja ime. Gjënë e vetme që e kërkojnë është gjykimi korrekt”, theksoi në fund Darko Perushevski. Nuk jam kriminele, ndërsa këto dy vite më kushtuan shëndet, egzistencë dhe karrierë. Kërkoj gjykim korrekt, tha Aneta Koçishki, e dënuar me dy vjet e tre muaj heqje lire.

Gjykatësit e Apelit gjatë disa javëve të ardhshme do t’i analizojnë vërejtjet e prokurorisë dhe mbrojtjes dhe do ta përgatisin aktvendimin e plotëfuqishëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button