Gjendet një trup i pajetë në Shkup

Dje pasdite në lagjen Taftaligje të Shkupit është gjetur një kufomë e cila ishte në fazë të shpërbërjes.

Sipas policisë kufoma me urdhër të gjykatësit hetues është dërguar në Institutin për mjekësi gjyqësore për obduksion, i cili duhet ta zbulojë shkakun për vdekjen.

Policia, në banesën ku është gjetur kufoma, hyri dhunshëm pasi mori leje nga e motra e të ndjerës, e cila disa ditë nuk mund ta merrte në telefon motrën e vet. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button