Rusi, mbi 485 mijë raste me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në shifrën 485.253 ndërsa numri i vdekjeve në 6.142, transmeton Anadolu Agency (AA).    

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë prekur 8.595 persona ndërsa janë konfirmuar 171 vdekje të reja.

Në Rusi, norma e rritjes ditore e numrit të rasteve është deklaruar të jetë 1.8 për qind ndërkohë që tek 38.1 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma. Po ashtu me 11.709 shërime, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 242.397.

Ndërsa në Moskë, epiqendrën e pandemisë numri i rasteve në 24 orët e fundit me 1.572 raste të reja është rritur në 198.590 numri i rasteve ndërsa me 59 vdekje në 3.029 numri i viktimave.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se rreth 320 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se në 24 orët e fundit janë kryer 238 mijë teste duke e rritur në mbi 13.2 milionë numrin e testeve të kryera deri më sot.

Kufizimi i daljes në rrugë që filloi më 30 mars në Moskë është hequr duke filluar nga dita e sotme.

Në kuadër të kësaj kanë filluar aktivitetet e tyre sallonet e bukurisë, parukeritë, klinikat veterinare, agjencitë e punësimit, studiot fotografike, të zërit dhe filmave si dhe janë hapur për vizita varrezat në qytet.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë nga COVID-19 më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në normat e rritjes së pandemisë. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button