Korea Veriore feston lëshimin e raketës
![Mijëra ushtarë të Koresë Veriore dhe civilë janë mbledhur në qendër të Phenjanit për të festuar lëshimin e fundit të raketës me rreze të gjatë veprimi](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/C307C5869FB0F1F1210790C27969E5A3.jpg?fit=308%2C173&ssl=1)
Mijëra ushtarë të Koresë Veriore dhe civilë janë mbledhur në qendër të Phenjanit për të festuar lëshimin e fundit të raketës me rreze të gjatë veprimi.
Televizioni shtetëror ka treguar turmat teksa duartrokasin fjalimet e zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shtetërorë.
Tubimi vjen disa orë pasi kreu i Koresë Veriore, Kim Jong-Un, ka urdhëruar lansime të tjera të raketave, pavarësisht zemërimit global me lansimin e së mërkurës.
Koreja veriore thotë se ka vendosur satelit në orbitë për kërkime paqësore, por kritikët thonë se ajo ka testuar raketë balistike, çfarë e ka të ndaluar me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.