Biden: Politika konkrete kundër racizmit

Joe Biden, ish-zëvendëspresidenti demokrat, i cili do të garojë kundër presidentit aktual, republikanit Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme të këtij nëntori, premtoi se do të bënte politika konkrete kundër racizmit, pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Floyd, 46 vjeç, u vra muajin e kaluar nga një oficer policie në Minneapolis.

Katër oficerë janë arrestuar, ku njëri prej tyre përballet me akuza për vrasje dhe të tjerët me akuza për ndihmë ndaj këtij të fundit.

Në një artikull të “Los Angeles Times”, Biden foli lidhur me nevojën për politika konkrete për të luftuar racizmin, transmeton Alsat.

“Nëse zgjidhem president, do të jem i përkushtuar të krijoj një komision mbikëqyrës kombëtar të policisë brenda 100 ditëve nga marrja e detyrës”, premtoi ish-zëvendëspresidenti.

”Duhen politika konkrete kundër racizmit”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button