Mjekët grevistë marrin pagë prej vetëm 6 mijë denarësh

Një pjesë e mjekëve grevistë, sot kanë marrë pagë prej vetëm 6 mijë denarësh, ndonëse gjatë grevës ata kanë punuar. Kështu deklaruan sot nga Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike. Kjo sindikatë paralajmëroi se do të ngrejë padi për secilën pagë, të shkurtuar në mënyrë të paligjshme. Mjekët nisën grevën më 14 të këtij muaji dhe shprehen se 6 mijë denarët, nuk përbëjnë as paratë e gjysmës së parë të muajit, kur kanë qenë në punë rregullisht.

“Kemi njohuri se në disa klinika janë ndarë paga prej rreth 6 mijë, 8 mijë denarësh që absolutisht nuk mbulon as pjesën e parë kur nuk ishim në grevë. Ajo që është akoma më e paligjshme, mirëpo ende nuk kemi njohuri të plota, është se pagat janë ndarë në bazë të ndonjë deklarate apo fletë ku dikush është nënshkruar ‘pro’ ose ‘kundër’ grevës. Është e paligjshme që fleta të tilla të paraqesin bazë për përllogaritjen e pagës”, tha Dejan Stavriq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike 

“Në ligjin për grevë, shkruhet qartë se ai që bën grevë dhe nuk punon, nuk do të marrë pagë. Ne si punëtorë shëndetësie jemi të detyruar të punojmë edhe në kushte greve, fatkeqësisht në ligjin për shëndetësi ku në detaje duhet të jetë elaboruar se si do të zhvillohet greva dhe në çfarë kushte minimale, si do të bëhet pagesa, rastësisht apo qëllimisht kjo nuk është bërë”, tha Antonio Antovski, këshilli grevist “8 Shtatori”

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në pyetjen se si do të paguhen mjekë grevistë, u përgjigj: “Greva, sipas përkufizimit paraqet ndërprerje të organizuar të punës. Do të thotë, njëra nuk korrespondon me tjetrën”, tha Nikolla Todorov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button