Nishani: Duhet të forcohet besimi në sistemin juridik
Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi se duhet forcuar besimi i qytetarëve tek sistemi i drejtësisë. Duke folur në ditën e dytë të Konferencës gjyqësore, Nishani theksoi se duhet influencuar pozitivisht për ta përsosur sistemin e drejtësisë.
“Gjykatësit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë shoqërore që ju takojnë. Ligji për gjyqësorin ka ndikuar ne jetën profesionale të gjyqtarit”, tha Nishani.
Kreu i shtetit theksoi se në trupën gjyqësore ka njerëz me eksperienca të ndryshme profesionale dhe dominojnë njerëz me integritet të lartë.
“Pavarësia si koncept duhet trajtuar tek raporti i gjyqtarit me palët në proces”, tha Nishani./Portalb