Përsëri incident në autobusin me numër 50
Shtatëmbëdhjetë vjeçari S.G. nga Shkupi mbrëmë është rrahur nga një grup huliganësh në autobusin e NPT-së me numër 50. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 18.00, kur autobusi po lëvizte në bulevardin Nikolla Karev.
Pa ndonjë arsye, disa të mitur e kanë sulmuar G.S., duke i shkaktuar atij disa lëndime në dorën e djathtë, me të cilët djaloshi mundohej të mbronte veten nga goditjet.
Pasi që e kishin rrahur, ata ishin larguar nga autobusi, ndërsa menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka nisur hetimin./Portalb