Digjet një transformator në Shkup, dy punonjës të EVN të lënduar
Dy punëtorë të EVN-së janë lënduar në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth mesnatës në transformatorin në rrugën “Shitska”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.
Ekipe të zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa personat B.GJ. i lindur në vitin 1973 dhe G.B. i lindur në vitin 1981, të cilët kanë punuar në evitimin e defektit, kanë marrë lëndime trupore dhe u është dhënë ndihmë në spitalin e qytetit “8 shtatori”./Portalb