Të lutem burrë!

Ditë me radhë vazhdojnë protestat në qytetet amerikane për vdekjen e afrikano-amerikanit të paarmatosur George Floyd në Mineapolis.

Në anën tjetër gruaja e Derek Chauvin, oficeri i policisë i pushuar nga puna dhe i arrestuar për vrajen e George Floyd në Minneapolis, ka bërë një kërkesë për divorc, pas ngjarjes shokuese. Avokatët e Kellie Chauvin thanë të premten se ajo kërkoi divorcin.

Kujtojmë që fjalët e fundit të Floyd kanë qenë: Unë nuk mund të marr frymë, njeri. Të lutem, më lër të qëndroj. Të lutem, burrë.

E gjithë kjo ishte një “teatër” që ndodhi në sytë e shumë njerëzve dhe qytetarëve të zakonshëm të rastit që u ndodhën në momentin kur e arrestuan afrikano-amerikanin Floyd.

Nuk mjaftoi me arrestimin e tij, por oficeri i policisë ia vëndoi gjurin e tij të këmbës në qafë duke i mëshuar fort, ashtu ai duke qenë i prangosur dhe i shtrirë për toke.

Jeta është dhuratë e Zotit, njeriu për gabimet që ka bërë sigurishtë mbartë edhe përgjegjësi, por institucionet janë ato që shqipëtojnë masat dhe ndëshkimet dhe në asnjë rast individi ndaj individit.

Vetëdija qytetare në SHBA është në nivel të lartë, dhe si pasojë e asaj që ndodhi në sy të njerëzve në shumë qytete organizohen protesta popullore në momente të caktuara edhe të dhunshme me qëllim që qytetarët të shprehin pakanaqësitë dhe revoltën e tyre, përskaj asaj që presidenti D.Tramp bën thirrje për reagim të ashpër kundër protestuesve dhe me ndërhyrje të policisë federale në disa qytete si fjala vjen në New York sepse kryebashkiaku qenka neoliberal dhe nuk merr masat e duhura kundër çdo njërit që shpreh revoltë për situatën e krijuar.

Situata duket më e vështirë duke marrë për bazë gjendjen e krijuar me pandeminë dhe virusin korona, mllefin e krijuar tek njerëzit sepse nuk është hera e parë ky lloj fenomeni i racizmit dhe gjithashtu aspekti kohor që SHBA gjindet përpara zgjedhjeve presidenciale në vjeshtën e këtij viti.

Sigurishtë që presidenti Tramp nuk arriti të menaxhoj drejtë dhe të eliminojë çdo lloj dukurie të racizmit dhe të kontribuonte në jetesën e qytetarëve amerikan në stilin e jetesës “përzierje kulturash” por demonstroi epërsinë e të fortit ndaj të dobtit.

E gjithë kjo, dhe shumë gjëra të tjera do të ndikojnë që D.Tramp në kuptimin e tij të paraqitur në librin “Mendo si një kampion”, këtë herë nuk do të jetë kampioni, por të gjitha parakushtet bëjnë të ditur që demokrati dhe i urti Xho Bajden do të jetë fituesi dhe presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, një mik i kahmotshëm i shqiptarëve dhe shpresa e madhe për shumë qytetar që të mos paraqiten raste dhe drama të këtilla të frikëshme.

Për gjatë kohë në mesin e shumë njerëzve të botës do të përsëriten fjalët:” Unë nuk mund të marr frymë, njeri. Të lutem, më lër të qëndroj. Të lutem, burrë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button