Veprimtaria kulturore dhe edukative e Shtjefën Gjeçovit në kolegjet e françeskanëve

                                                                            “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund

                                                                                                   t’mêndohet  komi pa giuhëSh.Gj

Krahas shumë emrave të njohur të kulturës kishtare e kulturore si: Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë; shquhet për veprimtari atdhetare e kulturore; Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat më sublime që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare!

Sejcili prej nesh kur përmend “Kanunin e Lekë Dukagjinit, menjëherë i shkon mëndja tek njeriu dhe figura më sublime që pati mbledhur e kodifikuar njëpërnjë, çdo akt të legjislacion të lashtë që ne ndryshe e njohim si “Kanuni i Lekë Dugagjinit”.Për ta bërë këte punë si duhet; natyrisht se nuk ishte as lehtë as edhe e mundshme në mënyrë që të merrje të dhëna të sakta!

Por, Atë Shtjefni ishte shumë më tepër se kaq! Njëri nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, ai pati etjen e pashuar të gërmonte nga pak në të gjitha fushat e diturisë. Mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përgëzonte; me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë, që njeh historia e kombit tone!(…)

Kishte lindur në një familje fetare katolike; të ndershme e fisnike  të Janjevës në Kosovës.

Në pagëzim; (sipas të dhënave Arkivore) ia vunë emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në Kolegjin françeskan. Gjeçovi ishte vetëm 10 vjeç kur veshi xhaketën e murrmë,  e të lavdishme, të fratit. Vijoi mësimet në Troshan, Fojnicë, Dërventë, Kreshevë, përgjithësisht në Bonjë-Hercegovinë, ku është përgatitur një pjesë e mirë e françeskanëve shqiptarë, ndërmjet të cilëve,pat mësuar  siç e dime; Fishta. Më vonë françeskanët e rinj do të merrnin rrugët drejt Austrisë e Italisë.

Siç e kemi të njohur,u intresua për hallet e shqiptarëve fillimisht, historinë e më pas edhe; për fillimet e krishterimit, për arkeologjinë, etnografinë, gjuhësinë, letërsinë e natyrisht më pas do të bënte krijimet e tij të para, pa hequr nga mendja se detyra e tij kryesore do të ishte predikimi i Ungjillit të Krishtit.

Kthimi i tij në në Troshan më 1896, 22 – vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Vlorë, Shkodër, Gjakovë e Zym, ku i rrëfeu shkathtësitë e tija të mëdha si njohës i mirë I kulturës fetare!

  • Pikëpjekja kulturore dhe atëdhetare,

Supozohet se, kulmin e krijimtarisë  së tij e arriti në vitet 1900, kur u bë i pranishëm në të gjitha sferat e kulturës e të arsimit dhe edukimit të brezave..

Shkroi në të tria gjinitë letrare, mblodhi këngë, përralla, mite, doke e zakone popullore e, mbi të gjitha, ajo, që do ta pavdekësonte, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”; monument i gjuhës e i kulturës së Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave  dhe “Honoris causa”.

Krijimtaria,

Si krijues i begatë le të kujtojmë disa prej veprave të tij: “Dashnia e atdheut”, drama “Agimi i qytetnisë”, “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”,  botimi i “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, vepra “Trashëgime trako-ilire”,  “Jeta e Shën Luçisë, Shna Ndou i Padues, Atil Reguli” – përkthim i lirë i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit,  “Vazja e Orleans-it ose Joana D’Ark” mbas A.F. prej Bergamos dhe vepra e fundit teologjike “Shpërblesi i botes ase  Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit.

Shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe “Kanuja” (siç e quanin aso kohe)u botua pas asaj dite të kobshme të vitit 1929, ku për fat të keq ra nën plumbat e të , pabesëve  duke shuguruar me gjakun e vet pjesët e asaj toke, për të cilën kishte sakrifikuar tërë jetën,  e që për kob  nuk lageshin për herë të parë me gjak frati, por Isiç dimë ishin gjakosur edhe here të tjera!

Fati i tij ngjanë shumë me Filologun dhe Ilirologun e shquar Milan Shuflai i cili pati marrë përsipër që të ndryçonte historinë e lashtë të Ilirëve të cilën; aso-kohe ishin halë në sy qarqet reaksionare serbe. Ashtu siç e likuiduan pabesisht Shuflain; poashtu gjetën mënyrën tinëzare dhe likuiduan At Gjeçovin!

I tillë ishte  ai! Vetë pati mbledhur, sipas të gjitha kritereve, të dhënat për të lartësuar në altar një tjetër frat shqiptar, Atë Luigj Paliqin, martir i fesë e i atdheut. E ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull “Shtjefën Gjeçovi: Jeta, vepra”nga autori Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashkë Bardhi, historian i fretërve.

Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes me vepra një monument të pashterueshëm nga koha, sepse françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tij, që sot mbeten  bazament shpirtërorë dhe qëndresë fanatike deri kur tërhoqi edhe frymën e fundit.

  • Emancipimi i misionerit, Fe-atdhe-komb

Giuha e nji komit s’kaa t’ndalun, as nuk mûnd t’ndâlet kurr”. “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë” . Me çrast; ai i bën të ditur patriotëve të tij vlerat e gjuhës sonë, pasi ajo… “âsht nji gjâa sênd qi nuk mûnd t’blehet, nuk shitet e nuk ndrrohet; nji sênd âsht, qi do t’ruhet si nji gur i çmue, do t’ruhet si nji dhântii e posaçme e Perendîis e si nji trashigim i t’parvet tonë… do t’ruhet si drita e synit. Kjo dhântii… âsht giuha shqype”. E mbyll paragrafin, duke vendosur në fund këtë aforizëm: “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet komi pa giuhë”.

  • Veprimtaria Konsullore e patriotike

Shpirti i tij atdhetar dha kontribut edhe në fushën diplomatike. Kështu, më 14 dhjetor 1900, Gjeçovi shkruan një shkresë-protestë konsullatës austro-hungareze në Durrës rreth tatimeve dhe mbledhjes së tyre nga ana e Muharrem Hajdar Agës së Krujës. E shkroi këtë shkresë me shpresë që bashkëbesimtarët e ti do ta ndihmonin duke ndërhyrë pranë administratës osmane. Në anën tjetër Gjeçovi hapë shkollën e mbyllur të Laçit më 1901. Mirëpo mangësia e librave dhe mjeteve tjera mësimore, e shtyn që t’i kërkonte ndihmë konsullatës Austro-Hungareze në Durrës, dhe më vështirësi arriti që të marrë disa abetare të Brukselit të cilat kishin përkthimin turqisht dhe lehtësonin mësimin e germave latine. Me qëndrimin e tij në Laç-Sebaste, Gjeçovi ju kushtua mbledhjes e redaktimit të ligjeve kanunore, që do të rreshtonte në veprën e tij madhore “Kanuni i Maleve”. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin njihet me Gjin Pjetër Mark Pervizin e Skurajve me të cilin do konsultohej shpesh për të drejtën zakonore që vepronte në atë krahinë. Lidhjet e tij në krahinë u thelluan gjithashtu me njohjen e Dom Nikollë Kaçorrit. Gjin Pjetri vepronte për organizimin e kryengritjes kundrejt taksave të rënda. Më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, Gjeçovi e shoqëroi kryengritjen duke lënë dorëshkrim përshkrimin prej 116 faqesh kushtuar kryengritjes së Kurbinit e të Krujës nën udhëheqjen e Gjin Pjetrit. Gjeçovi duke qenë i pranishëm në atë veprimtari patriotike e luftarake, merr pjesë në ngjarjet që zhvillohen si dëshmitar e shoqërues. Kështu e shohim bashkë me Dom Nikollë Kaçorrin të pranishëm në kuvendin historik të Delbnishtit, 5-7 Gusht 1906, të 54 pleqve të Kurbinit dhe semtit të Krujës, ku Gjin Pjetër Mark Pervizi i Skurajve njihet si plak i parë i 54 pleqve dhe përfaqësues i vegjëlisë të krahinës. Në këtë kuvend vendoset një kanun që quhet “Kanuni i Bajrakut të Kurbinit”, që përfshihet në vepren e tij në pjesën shtesë. Ky është i vetmi kanun politik që u ndërmor, për t’ia përshtatë kryengritjes që kishte filluar, ku merren masa ndaj atyre që bashkëpunojnë dhe shërbejnë turqëve. Si rrjedhim i asaj kryengritje, Gjeçovi është i pranishëm dhe dëshmitar okular i “Luftës së Tallajbes” (1904), ku delegatët e Kurbibit dhe të semtit të Krujës, thirrur për marrëveshje nga turqit, rrethohen për t’u asgjësuar por në saj t’organizimit e veprimit e trimnisë së Gjin Pjetrit, plani turk dështoi, u ndez beteja dhe shqiptarët arritën të çajnë rrethimin e të shpartallojnë forcat rrethuese. Si duket gjitha këto rrethana që e preknin drejtëpërdrejtë shërbimin e tij si dhe rrethana tjera që janë të njohura nga historia e shtyen Gjeçovin që t’i rrekët punës për argumentimin e lashtësisë së popullit të atyre anëve të harruara. Në të vërtet për argumentimin e bindjes së tij nuk nevojiteshin mjete teknike, pos lapsit dhe letrës. Ai gjendej në mesin e burimit, në mesin e atyre që kishin trashëguar atë lashtësi. Me këtë qëllim nga goja e popullit mblodhi fjalë të rralla, gjëagjëza, gojëdhëna, fjalë të urta, norma kanunore etj,me ç,rast nxorri në sipërfaqe gurrën e shtrejntë popullore dhe thesarin e pashterrshëm kombëtar që edhe për kohën e some, duket se është me interesat fletorja e shënimeve që mbante asokohe Gjeçovi. Në të, ndër të tjera gjenden së paku 23 emërtime për lloje të ndryshme të flokëve. Dhe po nga shënimet e kësaj fletore mund të shihet metodat e mësimit që ai zhvillonte dhe punonte me fëmijët. (prill – prit qit (shiu n’prill plot hir).

  • Krijimtaria kulturore dhe letrare,

Si mjeshtër i rrall edhe nëpërmjet metodave të tilla edukative, paraqitjes së interesit për problemet e popullsisë, të qenurit shembull gjatë gërmimeve të para arkeologjike që bënte (1902), Gjeçovi popullit i paraqiste figurën ideale të shërbëtorit të Zotit dhe të shërbëtorit të shpirtit të tyre të cilën ai dhe ata e quanin Atdhe.

Në janar të vitit 1906, sipas vendimit nr.21362, datë 30 dhjetor të vitit 1905 të Ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë filloi të punonte si mësues i kurseve të gjuhës shqipe në Zarë të Dalmacisë. Që në ditë e para, mbasi të bie në dijeni shkakun e largimit të mësuesit të mëparshëm nga katedra e gjuhës shqipe në Borgo Erizzo, Gjeçovi proteston. Kjo protestë nga ana e punëdhënësve shihej si një rebelim dhe pas disa fërkimeve me punëdhënësit, pas gjashtë muajsh, si duket i dëshpruar largohet nga Zara. Largimi i tij u përcollë me disa këmbime të lerave mes punëdhënsit, urdhërit françeskan dhe vetë qendrës në Vatikan. Në anën tjetër, po gjatë kësaj kohe, Gjeçovi mbledh format e alfabet të vjetër shqip, bën shpjegimin e shqiptimit të tij dhe mbledh 12 shënjat e një kodiku të vjetër shqip. Verën e vitit 1906, Gjeçovi e kaloi i papunësuar, ndërsa vjeshtën si drejtor i shkollave elemetare françeskane për djem dhe vajza. Këto shkolla ishin hapur dhe financoheshin nga faktori politik i Austro-Hungarisë që gjendej në Shqipëri. Në shkollën ku jepte mësim përpos fëmijëve për të cilët ishte paraparë, në mbrëmje mblidhte edhe të rinj kryesisht shegertë, elhakçí etj. Aty mësohej për lëndë si historia, gjeografia të nivelit përkatës. Afërsia e shërbëtorit të Zotit me popullin e paraqitur me rastin e festimit të përbashkët të 1 Majit, ditës së shetisë shkollore në Shkodër, shkaktojë që atij t’i bien në qafë edhe autoritetet otomane. Pas disa letërkëmbimeve në mes të administrates osmane, arqipeshkëv Guerinit dhe konsullatës austro-hungareze Gjeçovi transferohet në Gomsiqe, ku më 31 maj të vitit 1907 hapë shkollën shqipe. Kur shërbente në Gomsiqe, mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes anti-osmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare.

  • Misionieri i pamposhtur gjer në fund të jetës!

Njeriu që mahniti me kulturën e tij Faik Konicën, i cili e përshkruan me nderim e simpati të thellë në parathënien e Kanunit; la pa mend shkrimtarin e ri modern të Shkollës letrare të Veriut, Dom Lazër Shantojën, edhe ky martir i krishterimit gjatë diktaturës, i cili i kushtoi portretin më të bukur që është shkruar për të, duke e radhitur përkrah Fishtës e Harapit. Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët dhe arkeologët e parë shqiptarë.

Ndërmjet shkrimeve të shumta kushtuar Atë Gjeçovit, po kujtojmë se për të është shkruar edhe një monografi me titull “Shtjefën Gjeçovi: Jeta , vepra me autor Ruzhdi Matën. Gjithsesi shkrimet më të besueshme për të janë ata që mbajnë nënshkrimin e sivëllazënve të tij françeskanë, të cilët e njohën nga afër, sidomos Atë Pashk Bardhit, historianit të fretërve.Duke përkujtuar sot Atë Gjeçovin, bëmë vetëm një skicë të shpejtë të një figure që i ngriti vetvetes një monument të pashkatërrueshëm nga koha!

Gjeçovi i takon gjeneratës së veprimtarëve të çerekut të fundit të shekullit XIX. Gjeneratë në të cilën si fëmijë ka qenë i ndikuar nga lëvizja kombëtare shqiptare e cila arrin kulmin e saj me Lidhjen e Prizrenit. Ndikimi i këtyre rrethanave në të cilat u rrit Gjeçovi shkaktoi që më vonë ai të kapërcente caqet e ideologjisë fetare dhe të mburrej me angazhimet e tij kundër ndasive mesjetare të cilat ishin tejet të theksusra në shoqërim shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button