BE, dush i ftohtë nga Bullgaria për Maqedoninë

Presidenti i Bullgarisë Rosen Pllevneliev dhe kryeministri Bojko Borisov biseduan për pozitën e Bullgarisë për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.
Këtë e kumtoi pres-sekretariati i shefit të shtetit bullgar.

Të enjten në seancë të Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian qëndrimi i tyre do të diskutohet ndërsa edhe njëherë do të konfirmohet vendimi që sot pritet të shpallet nga mbledhja e sotme e Këshillit.  

Bullgaria do të jetë mes vendeve që nuk do ta mbështesin përcaktimin e datës për fillimin e negociatave me fqiun jugperëndimor, qëndron në kumtesën.

Rosen Pllevneliev dhe Bojko Borisov janë kategorik se Bullgaria e mbështet perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë, por mbështetja bullgare nuk është e pakushtëzuar dhe varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim, mes të cilave vend prioritar zënë marrëdhëniet ndërfqinjësore. 

Sipas presidentit dhe kryeministrit  – gjasat për marrjen e datës, do të aprovohet jo përmes propagandës dhe “fushatës së marketingut”, por pëmes aktiviteteve reale për forcimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Që të arrihet progresi në këtë drejtim, Bullgaria i propozoi Maqedonisë që të dyja vendet të nënshkruajnë Marrëveshje për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunim në bazë të parimeve të Deklaratës së vitit 1999, që të arrihet marrëveshje për kremtim të përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve të rëndësishme të historisë së përbashkët dhe të ndalet me fushatën antibullgare dhe shtrembërimin e fakteve historike, qëndron në kumtesën. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button