Parlamenti Evropian: Maqedonia në rrezik pa datë bisedimesh me BE

Parlamenti Evropian disa herë ftoi Këshillin e Evropës që të fillojë me negociata për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Kryetarët e tri grupeve më të mëdha parlamentare në PE për DW i shpalosin pritjet nga mbledhja e Këshillit të Evropës.

Euro deputeti austriak Johannes Svoboda është optimist, por ai thotë se mbetet të shikojmë se si do të reagojë Greqia. Në qoftë se Maqedonia nuk merr datë për fillim të negociatave, Svoboda është i mendimit se kjo mund të pasqyrohet keq në stabilitetin e saj, por edhe të rajonit.

“Një gjë e tillë sjell rreziqe për rajonin, për Maqedoninë, për stabilitetin në rajon, posaçërisht rreziqe të mëdha për Maqedoninë ku jetojnë dy bashkësi të mëdha etnike”.

Ai mbështet fillimin e negociatave, si dhe bisedimet paralele për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Shpresoj se Këshilli do të sjellë një vendim të tillë. Por, ju e dini mirë se kjo nuk është tema kryesore e Këshillit. Do të përpiqem që së bashku me Van Rompuj të arrijmë përparim në këtë çështje. Greqia dhe miku im Samaras duhet të përpiqen që ta zgjidhin këtë çështje. Nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë përgjithmonë”, tha Joseph Dol, kryetar i grupit të partive popullore në PE.

“Gjatë vizitës së kaluar, disa herë me radhë e kishim Maqedoninë në rend dite dhe çdoherë ishte vështirë të bisedohet. Personalisht mendoj se pozita greke në lidhje me Maqedoninë i përket të kaluarës. Greqia nuk mund të vazhdojë më tutje kështu, sepse kjo paraqet bllokim i së ardhmes”, u shpreh Rebeca Harms, bashkëpresidentja e grupit të të Gjelbërve në PE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button