Lustrohen edhe dy spiunë
Nga Komisioni për verifikimin e fakteve, është lustruar ish shef i njësitit të Tretë në Shërbimin për siguri shtetërore Ivan Babamovskin, ku thuhet se ai ka dhënë urdhra për ndjekje, përgjim të qytetarëve, dhe ka ndërmarrë masa të ndryshme taktiko-teknike kundër personave të cilët kanë qenë në interes të Sigurimit shtetëror.
Komisioni gjithashtu ka publikuar se Trajan Petrovski, ish shef i sigurimit shtetëror kurse më vonë ambasador i Maqedonisë në Turqi, për të cilin Komisioni ka njoftuar se ai ka qenë i kyçur në diplomaci, ka qenë agjent i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim.
Ndërkohë, Komisioni i Venecisë në draft vlerëson se Ligji për lustrim le mundësi të gjera për keqpërdorime politike, ku më së shumti vërejtje ka në vendimet e ligjit, por edhe në implementimin e dispozitave dhe shkeljeve të prezumimit të pafajsisë. /portalb/