Dëbora vështirëson qarkullimin e automjeteve (FOTO)
Për shkak të reshjeve të borës janë vendosur ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë -Mavrovë – Dibër dhe Ohër – Bukovë – Resnjë. Për automjetet transportuese në këto akse rrugore AMLM rekomandon shfrytëzimin e pajisjeve dimërore.
AMLM rekomandon kujdes më të madh dhe përshtatje të shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë.
Kujdes më të madh AMLM rekomandon në akset rrugore Dibër – Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë – Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka mundësi për paraqitje të mundshme të shembjeve, të cilat mund ta pengojnë qarkullimin e drejtuesve të automjeteve. Për shkak të temperaturave të ulëta të mëngjesit në vendet më të larta dhe viset malore është e mundur paraqitje e ngricave.
Drejtim më i vëmendeshëm me automjetet nevojitet edhe në rrugën magjistrale M-1, aksi Katllanovë – Veles, ku kryhen punët për rikonstruksion të rrugës për çka ka të vendosur sinjalizim përkatës të qarkullimit.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Po ashtu nga rreshjet e borës është vështirësuar qarkullimi i komunikacionit në Tetovë.
Foto e cila na vjen nga Tetova:
AMLM përkujton se në fuqi është obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore për automjetet, obligim që vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. /portalb/