IRI: VMRO dhe BDI akoma me rejting më të lartë

Ngelet i njëjtë rejtingu i VMRO-së dhe BDI-së, ulet ai i LSDM-së, ndërsa ngritje për 1% ka shënuar edhe PDSH. Këto janë rezultatet e anketës së fundit nga IRI në muajin nëntor. Në numra, VMRO ka përkrahjen e 27% të qytetarëve, aq sa kishte edhe në anketën e fundit, ndërsa rejtingu i LSDM-së nga 16% është ulur në 13%.

Në bllokun politik shqiptar kryeson BDI me 11% rejting, aq sa kishte edhe në anketën e fundit, e pasuar nga PDSH me 4%, një më shumë se anketën e fundit, dhe RDK me 2%.

Sipas IRI, nga liderët kryeson kryeministri aktual Nikolla Gruevski me 20%, pas tij vjen Ali Ahmeti me 8%. I treti është Zoran Zaev, kryetari i komunës së Strumicës dhe nënkryetar i LSDM-së me 5%, pak më shumë se lideri i tij Branko Cërvenkovski i cili ka rejting pak më të ulët se 5%. Kryetari i Republikës Gjorgje Ivanov gëzon rejting prej 4%, ndërsa pas tij lideri i PDSH-së Menduh Thaçi me 2%./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button