Restaurimi i Xhamisë së Larme, dhuratë e amerikanëve për Tetovën (FOTO)

Nëpërmjet një ceremonie solemne, sot është shënuar përfundimi i punimeve për konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme në Tetovë. Projekti është financuar nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, nga një grand që sigurohet përmes Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës, program i financuar nga Departamenti i shtetit i SHBA-ve.

“Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu në inaugurimin e Xhamisë së Pashës të Tetovës. Më kujtohet se vetëm tri ditë pasi arrita si ambasador këtu në Maqedoni në një ditë të nxehtë, ndryshe nga kjo e sotmja, u takuam me ministren për të nënshkruar kontratën për investim në këtë objekt të bukur. Pas 15 muajsh kam kënaqësinë që të vij këtu sërish t`ju takoj juve dhe të shohim bashkë rezultatet e këtij projekti të rëndësishëm. Duke iu falënderuar njerëzve të këtij vendi, bashkëpunimit me ministren e kulturës, ambasada e SHBA-ve në Shkup ka financuar këtë projekt restaurimi më shumë se në çdo shtet të Evropës”, tha Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Paul Wohlers.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka falënderuar ambasadën amerikane për këtë donacion mjaft të rëndësishëm.

“Xhamia e Larme në Tetovë paraqet një monument të rëndësishëm, jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin. Kjo vlerë e trashëgimisë kulturore mbetet simbol i identitetit të Tetovës, një vlerë e padiskutueshme që reflekton pasuri historike dhe kulturore për qytetin.
Falënderojmë ambasadën Amerikane në Shkup, për këtë investim domethënës për konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme, që mundëson të ruhet origjinaliteti i bukurisë së këtij monumenti kulturor në qytetin tonë”, tha kryetari Bexheti.

Sipas tij, gjatë tërë kohës ambasada amerikane në Shkup ka treguar një përkujdesje të veçantë ndaj monumenteve kulturore, duke investuar në ruajtjen e tyre si vlerë e padiskutueshme e përbashkët.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kamçevska-Milevska, tha se Xhamia e Pashës në Tetovë paraqet një monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Maqedoni dhe për këtë Ministria e Kulturës disa herë në të kaluarën ka bërë restaurime. “Me këtë restaurim të pamjes së jashtme, Xhamisë së Pashës në Tetovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button