Irani përgënjeshtroi pretendimet për marrëveshje me Rusinë për largimin e Asadit

Hossein Amir Abdollahian, ndihmësi special i kryetarit të Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, përgënjeshtroi pretendimet se Rusia dhe Irani kanë marrë vendimin për të larguar nga qeverisja liderin e regjimit të Sirisë, Bashar al-Asad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twiter duke e cilësuar Asadin si lider legjitim të Sirisë, Abdollahian tha “Thëniet se Irani dhe Rusia janë dakorduar për dorëheqjen e tij (Asadit) janë një gënjeshtër e madhe, lojë e medias amerikane dhe asaj cioniste”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, javën e kaluar deklaroi se nuk reflektojnë të vërtetën lajmet se vendet e procesit të Astanas kanë marrë vendim lidhur me të ardhmen e shtetit të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button