Inva Mula, të dielën koncert në Shkup
Pas shpalljes “Qytetare Nderi” e Komunës Çair dhe promovimit të klipit dhe albumit të titulluar PËR TY ATDHE, organizuar nga Libraria e Çarshisë dhe Komuna Çair, sopranoja botërore Inva Mula, ia dhuron Shkupit një koncert madhështor së bashku me Filharmoninë e Shkupit, për nder të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Hyrja është me bileta të cilat jepen GRATIS tek Libraria e Çarshisë prej sot (e premte) nga ora 16:00 deri të dielën në orën 17:00.
Koncerti do të mbahet në sallën e madhe të Hotelit Alexandar Palace, të dielën në ora 19.
Çdo pjesëmarrësi në koncert, e madhja Inva Mula do t’i dhurojë CD nga këngët e koncertit.
Koncerti në Shkup vjen në formatin e njëjtë si ai i realizuar më 28 Nëntor në Tiranë!/Portalb