15 vjet burg për Haris Beqirin

Pesëmbëdhjetë vjet burg, i përcaktoi Gjykata Penale e Shkupit 20 vjeçarit Haris Beqiri, i cili para dhjetë muajve shtiu me pushkë automatiku në lagjet Hipodrom dhe Maxhari të Shkupit.

Në incidentin, ai plagosi tre kalimtarë rasti, ndërsa më pas pushkën automatike ua drejtoi policëve, por ata arritën me kohë ta parandalojnë para se të lëndojë edhe dikë tjetër.

Në procesin gjyqësor, Beqiri pohonte se atë mbrëmje dikush ka dashur ta vrasë, pushkën e kishte gjetur ku filloi të ikte dhe të shtiejë në mënyrë të pakontrolluar. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button