Arifi: Shpresoj për një zgjidhje kreative

Zv-kryeministrja Arifi deklaroi se shpreson që mbledhja e Këshillit të Evropës të rezultojë me një zgjidhje kreative e cila do të jetë e pranueshme edhe për Maqedoninë, edhe për Greqinë.

“Pres nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës ta respektojnë parimin e gjetjes së zgjidhjeve kreative kur bëhet fjalë për ne. Shpresoj se do të gjejnë mënyrën që të arrihet një përfundim i cili do të jetë i kapshëm edhe për ne edhe për anëtarët tjerë të Bashkimit Evropian.

Shpresoj për një gjë të tillë, por, se si  do të duket dhe të tingëllojë ajo, mbetet të shohim”, tha Arifi e cila gjendet për vizitë në Washington./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button