COVID-19 dhe kriza ekonomike në Maqedoninë e Veriut

Pritshmëritë për të ardhmen në Maqedonin e Veriut nuk janë aspak të mira, jemi në prag të një krize të madhe ekonomike në vend. COVID-19, si ngjarje e rastësishme dhe paparishkueshme, do të jetë shok negativ. Dhe, duke shtuar pasiguritë për të ardhmen, shoku ndikon në zbrapsjen e investitorëve dhe rënien e investimeve. Investitorët janë të frikësuar se kanë investuar paratë e tyre në ekonomitë në zhvillim, të cilat tashmë janë të goditur rëndë nga kjo kriz ekonomike. Vendet që varen nga mallrat eksportuese kanë marrë një goditje të dyfishtë nga kjo situat.

Nëse mbyllja e vendit do të vazhdojë deri në Qershor ka rrezik që vendi të futet në recesion, duke shënuar ritje ekonomike negative  të këtij viti. Në vendin tonë ka një pasiguri të jashtëzakonshme rreth perspektivës për të ardhmen. Situata mund të përkeqësohet në varësi të shumë faktorëve të ndryshueshëm, përfshirë kohëzgjatjen e pandemisë COVID-19.

Vendet në zhvillim dhe vendet me të ardhura të ulëta në të gjithë botën janë në rrezik më të madhë, këtu bënë pjes dhe Maqedonia e Veriut dhe nuk ka dyshim se viti 2020 do të jetë një vit “jashtëzakonisht i vështirë”. Edhe nëse pandemia COVID-19 zvogëlohet në gjysmën e dytë të vitit, duke lejuar heqjen graduale të masave të kontrollit dhe rihapjen e ekonomisë, Maqedonia e Veriut do të përballen me sfidën e tmerrshme për të luftuar virusin në qytete me popullsi më të madhe, ku distanca sociale nuk është aspak e mundëshme dhe në zonatë e varfura.

Miliona njerëz në mbarë botën janë vetizoluar, po ashtu edhe në Maqedonin e Veriut, kanë vendosur karantinë, fluturimet janë anuluar, sheshet janë zbrazur, kufijtë, shkollat, universitetet e bizneset janë mbyllur, duke e krijuar një situatë që ngjason me ato para-apokaliptike.

Natyrisht se masa të tilla janë të domosdoshme dhe se asnjë indikator ekonomik s’duhet vënë para shëndetit. Megjithatë, ndonëse e pamjaftueshme për ta parashikuar shkallën e dëmeve që COVID-19 mund t’i ketë në ekonomi e vendit. Bizneset kryesore që kanë fuqi të madhe punëtore janë të mbyllura. Shumë është rritur papunsia. Nëse llojet e bizneseve nuk ndihmohen me grante të ndryshme, me lehtësime fiskale shumë biznese nuk do të hapen, do të mbyllen përfundimisht, çka është bërë deri tani nuk mjafton, 80 % e bizneseve të vogla do të falimentojnë sapo të hapen, biznesi duhet ndihmuar urgjent në forma të ndryshme.

E ardhmja nuk është koha e shpëtimit, nuk është pritje, nuk është shpresë. E ardhmja në Maqedonin e Veriut është një kohë si të gjithë të kohrat tjera. Ajo që tashmë është e qartë është se Maqedonia e Veriut s’do të dalë nga kjo krizë njëjtë siç është futur. Çështja është nëse do të nxjerrim mësime e ndryshojmë kurse, apo do të shpresojmë për rezultate të tjera teksa përdorim formulën e vjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button