Jankullovska distancohet nga deklarata e Kotevskit se Shukri Aliu është radikalist i Islamit

Gordana Jankullovska nuk dëshiron të komentojë për ekstradimin e Shukri Aliut ditë më parë, se ka ndonjë lidhshmëri me rastin Monstra. Edhe pse këtë radikalist islamik e quajti ditë më parë zëdhënësi i saj Ivo Kotevski.

‘Në lidhje me rastin konkret, Ministria e Punëve të brendshme nuk do të komentojë asnjë informatë e cila është plasuar në opinion nga ana e medieve ose nga çdo kush tjetër. Në interes të procesit gjyqësor  i cili siç e dini fillon për vetëm disa ditë praktikisht unë mund të them se ajo që është thënë deri tani, dhe nuk ka diçka tjetër, nuk ka asgjë të re të shtojmë e as të ndryshojmë ndonjë qëndrim’ tha Jankullovska.

Ndryshe, dje kur edhe u arrestua Shukri Aliu, zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski tha se bëhet fjalë për promotor të madh të islamit radikal.

‘Për momentin nuk kemi dëshmi me të cilat drejtë për drejtë të lidhim emrin e Shukri Alisë me të akuzuarit e aksionit policor ‘Monstrum’ dhe i njëjti nuk figuron në padinë penale e cila u ngritë nga ana e MPB-së. Megjithatë sipas të dhënave operative të cilat i kemi Shukri Alija është njëri nga ideologët dhe promotorët më të mëdhenjë të islamit-radikal dhe nuk mund të anëshkalojmë mundësinë që personi që sot është ekstraduar nga Kosova është mentor dhe ideolog pikërisht i të dyshuarve të rastit ‘Monstrum’, ka thënë dje Ivo Kotevski,  zëdhënës i MPB-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button