Rusia raporton mbi 10 mijë të infektuar me koronavirus për 24 orë

Rusia po vazhdon me trendin e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit raportoi 10,633 raste.

Sipas World Meters deri tash në Rusi janë infektuar 134,687 persona, teksa kanë vdekur 1,280 persona si dhe janë shëruar 1,280 persona, njofton Klan Kosova,

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 58 persona teksa në kujdesin intenziv janë 2,300 persona.

Kujtojmë se në përgjithësi, virusi është përhapur në 187 vende të botës që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar.

Deri tani në botë janë të infektuar 3,496,614 persona, kanë vdekur 244,870 si dhe janë shëruar 1,126,134 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button